Europa League luhet në 4 qytetet të Gjermanisë

Futboll

Europa League luhet në 4 qytetet të Gjermanisë

Më: 17 qershor 2020 Në ora: 16:15
Europa League luhet në 4 qytetet të Gjermanisë

Ndryshe nga Liga e Kampioneve, ndeshjet e Ligës së Europës do të luhen në 4 qytete të ndryshme të Gjermanisë: Këln, Duigsburg, Dyseldorf dhe Gelserkishen. Ky kompeticion do të rifillojë në 5 gusht.

Ky ishte vendimi i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s për Ligën e Europës.

Sipas programit, në datat  5-6 gusht do të zhvillohen ndeshjet e fazës së 1/16-ave. Çerekfinalet do të luhen në datat 10-11 gusht në 4 qytetet e sipërpërmendura. Gjysmëfinalet do të luhen në datat 16-17 gusht dhe finalja në 21 gusht në Këln, edhe pse ishte vendosur para fillimit të sezonit të luhej në Gdansk të Polonisë.  Takimet nga faza çerekfinale deri në fund do të luhen me një ndeshje të vetme.

Ndeshjet e fazës 1/16-ve Inter-Getafe dhe Roma-Sevilja do të zhvillohen me vetëm një ndeshje.

Nga ana tjetër, UEFA përcaktoi dhe ku do të zhvillohen finalet e 3 edicioneve të ardhshme të Ligës së Europës. Gdansku (Poloni)  pret finalen e 2021-shit, Sevilja (Spanjë) do të mbajë finalen e 2022-shit, ndërsa në Hungari do të zhvillohet finalja e 2023-shit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat