Çfarë i ka thënë Ronaldo?

Futboll

Çfarë i ka thënë Ronaldo?

Më: 17 qershor 2020 Në ora: 17:10
Çfarë i ka thënë Ronaldo?

Luis Nani ka thënë se bashkëkombësi i tij, Cristiano Ronaldo, i ka thënë se mund të transferohet në Amerikë.

Sulmuesi i Orlando Cityt kishte luajtur së bashku me Ronaldon në Manchester United dhe në përfaqësuesen portugeze.

Ronaldo mund t’i ndjekë hapat e futbollistëve si David Beckham, Zlatan Ibrahimovic, Thierry Henry dhe David Villa, duke u transferuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Para disa vitesh, ai më tha se mund të përfundojë në Amerikë”, u shpreh Nani për ESPN-në.

“Nuk është 100%, por ndoshta. Është një shans”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat