Ancelotti i do në skuadër dy yjet e Brazilit

Futboll

Ancelotti i do në skuadër dy yjet e Brazilit

Më: 18 qershor 2020 Në ora: 10:58
Carlo Ancelotti

Carlo Ancelotti u ul në pankinën e anglezëve të Evertonit në dhjetor të vitit të kaluar, pasi pranoi të marrë përsipër udhëheqjen e një projekti të ri interesant, që synon ngritjen në nivele të larta të klubit nga Liverpool.

Pikërisht për këtë arsye, tekniku italian po përgatit listën me lojtarët që do të kërkojë t’i marrë në skuadrën e tij këtë verë dhe dy nga emrat kryesorë janë brazilianët Thiago Silva dhe Allan.

Mbrojtësi, që ka punuar me Don Carlon edhe te Milani edhe te PSG-ja, është një lojtar i lirë dhe anglezët po përpiqen ta bindin duke i ofruar një kontratë dy vjeçare, me një pagë prej 6 milionë eurosh në sezon, shifra këto që joshin ish kapitenin e kombëtares së Brazilit.

Sa i përket mesfushorit Allan, Ancelotti e ka stërvitur te Napoli dhe e vlerëson shumë për angazhimin në fushë, ndaj Evertoni është paraqitur edhe me një ofertë zyrtare prej 40 milionë eurosh për blerjen e kartonit të tij.

Allan ka prishur tërësisht marrëdhëniet me trajnerin Gattuso dhe e ka shprehur qartë dëshirën e tij për t’u larguar, por Napoli kërkon të përfitojë të paktën 50 milionë euro nga shitja e tij, ndaj arritja e një marrëveshjeje nuk do të jetë e lehtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat