Arsenali do të dëgjojë ofertat për dhe Granit Xhakën dhe Lucas Torreiran

Futboll

Arsenali do të dëgjojë ofertat për dhe Granit Xhakën dhe Lucas Torreiran

Më: 18 qershor 2020 Në ora: 13:38
Foto Ilustrim

Arsenali thuhet se është i përgatitur të fitojë para këtë verë nga shitja e mundshme e yllit shqiptar, Granit Xhaka dhe mesfushorit tjetër, Lucas Torreira.

Dyshja e mesfushorëve janë jo rrallëherë titullar në ekipin e Mikel Arteta, sidomos Xhaka, por janë lidhur me largimin nga Emirates pas përfundimit të sezonit.

Torreira nuk ka luajtur aq sa dëshiron ndërsa Xhaka ka duruar një sezon të trazuar qysh prej një konfrontimin me tifozët e Arsenalit tetorin e kaluar.

Image

 

Xhakës iu ishte hequr shiriti i kapitenit dhe mund të kishte ndërruar klubin në afatin e janarit, por përfundimisht u mirëprit në skuadër nga Arteta.

Megjithatë, David Ornstein nga mediumit Athletic raporton se Arsenali është i hapur për të shitur mesfushorët, por nuk janë të sigurt se do të ketë oferta të përshtatshme.

Klubet po përpiqen të rikuperohen nga ndikimi i pandemisë së coronavirusit dhe problemet e pritura financiare pritet të kenë një ndikim të madh në afatin e transferimeve të verës.

Torreira është lidhur vazhdimisht me një rikthim në Serie A dhe 24-vjeçari ka pranuar se do të pëlqente të luante përsëri në Itali një ditë.

Xhaka ishte duke u rikthyer përsëri në Gjermani në janar dhe është vendosur të tregoj përsëri vlerat e tij te Arsenali para se të largohet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat