Messi afër firmosjes

Futboll

Messi afër firmosjes

Më: 18 qershor 2020 Në ora: 14:16
Messi afër firmosjes

Klauzola në kontratën e Lionel Mesit për t’u larguar nga Barcelona me 0 euro tashmë ka skaduar, pasi ylli argjentinas as që e mendon lamtumirën nga Barça në këtë fazë të karrierës.

E përditshmja spanjolle “Mundo Deportivo” shkruan se 6-herë fituesi i Topit të Artë kërkon të qëndrojë edhe për disa vite te blaugranat dhe menaxherët e tij kanë nisur negociatat me klubin për rinovimin e kontratës aktuale që përfundon në verën e vitit 2021.

Palët po diskutojnë për një marrëveshje të re deri në verën e vitit 2023, periudhë kur Lionel Mesi do të ketë mbushur 36-vjeç.

Kapiteni i Barçës e ka nisur në mënyrën më të mirë La Ligas pas rikthimit të futbollit teksa në dy ndeshjet e para pas “Covid-19” ka realizuar dy gola ndaj Majorkës dhe Leganesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat