Ky është kundërshtari i parë i Shqipërisë për këtë vit në Ligën e Kombeve

Futboll

Ky është kundërshtari i parë i Shqipërisë për këtë vit në Ligën e Kombeve

Më: 18 qershor 2020 Në ora: 15:19
Ky është kundërshtari i parë i Shqipërisë për këtë vit në Ligën e Kombeve

Mbledhja e djeshme e UEFA-s ka vendosur edhe në lidhje me skuadrat kombëtare. Komiteti Ekzekutiv ka përcaktuar edhe datat në të cilat do të luhet edicioni që u jep mundësinë disa ekipeve evropiane që të fitojnë një biletë për në Europian, në rast se nuk ia dalin ta sigurojnë nëpërmjet kualifikueseve tradicionale.

Shqipëria, në bazë të kalendarit të mëparshëm, ndeshjen e parë do ta luajë ndaj Bjellorusisë.

Mirëpo, për këtë transfertë mund të ndryshojë vetëm data. Dje UEFA ka saktësuar datat 3, 4, 5 për takimet e para në grupe, shkruan panoramasport.

Ndërsa për ndeshjet e dyta të këtij kompeticioni ekzistojnë datat 6, 7 dhe 8.

Duke qenë se mund të riformatohet edhe një herë kalendari i ndeshjeve të Ligës së Kombeve, atëherë mbetet për t’u parë nëse do të ruhen apo jo datat e mëparshme që ka pasur ekipi ynë kombëtar si kalendar.

Në muajin tetor, do të luhen dy ndeshje për tri ditë. Transfertat me Kazakistanin dhe Lituaninë ekipi ynë përfaqësues do t’i luajë në datat 10/11 tetor dhe 13/14 tetor.

Për kuqezinjtë, dy ndeshjet e fundit do të luhen në Tiranë. Mes datave 14 dhe 15 nëntor do të luhet sfida ndaj Kazakistanit dhe mes datave 17 dhe 18 nëntor, sfida e fundit në Grupin 4 të Ligës C.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat