“Nuk na kishte ndodhur në 9.000 ndeshje”!

Futboll

“Nuk na kishte ndodhur në 9.000 ndeshje”!

Më: 18 qershor 2020 Në ora: 16:44
“Nuk na kishte ndodhur në 9.000 ndeshje”!

Një rast tërësisht i pazakontë ka ndodhur në ndeshjen e parë të “Premier League”, pas rikthimit të futbollit nga pandemia e Koronavirusit. Pikërisht në përballjen mes Aston Vilës dhe Shefield United, që ka përfunduar pa gola.

Në minutën e 42 të takimit ishte Nyland që nuk arriti të kontrollonte dot topin duke përfunduar bashkë me të përtej vijës. Por çuditërisht arbitri nuk e akordoi golin në favorin e Shefield United, duke vazhduar lojën normalisht.

Të habitur me atë që ndodhi, por gjyqtari i takimit nuk kishte marrë asnjë sinjalizim për gol nga linja e teknologjisë “Goal-line”.

Kompania “Hawk-Eye” ka kërkuar falje për këtë dështim të paprecedent të teknologjisë që i kushtoi jo pak Sheffield United. “Nuk kishte ndodhur kurrë në 9.000 ndeshje”, ishte përgjigja e kompanisë për ta kaluar këtë rast dhe për të thënë se do të jetë shumë e vështirë që të ketë një dështim të dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat