Sot fillon xhiro e 25-të në Superligën e Kosovës, luhet vetëm një ndeshje

Futboll

Sot fillon xhiro e 25-të në Superligën e Kosovës, luhet vetëm një ndeshje

Më: 19 qershor 2020 Në ora: 10:36
Foto Ilustrim

Drita-Ferizaj do të jetë ndeshja që do ta hap xhiron e 25-të të Superligës

Drita që po lufton për titull është favorit në këtë ndeshje, derisa edhe Ferizaj do të mundohet që të nxjerrë një rezultat pozitiv pasi është duke luftuar për mbijetesë.

Skuadra nga Gjilani dy ndeshjet e para pas rikthimit të Superligës i ka fituar, ndërkaq Ferizaj të dy përballjet e luajtura i ka humbur dhe atë me rezultat të thellë.

Kjo ndeshje do të fillojë nga ora 17:30. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat