Hungaria “mposht” koronavirusin dhe rikthen futbollin në normalitet

Futboll

Hungaria “mposht” koronavirusin dhe rikthen futbollin në normalitet

Më: 19 qershor 2020 Në ora: 14:35
Hungaria “mposht” koronavirusin dhe rikthen futbollin në normalitet

Lajm i madh në futbollin hungarez. Duke nisur nga kjo fundjavë dhe sfida Zalaegerszeg-Honved, tifozët do të mund të kthehen në shkallët e stadiumit për të ndjekur ndeshjet.

Futbolli rihap dyert e stadiumeve për të gjithë, edhe pse këtë gjë e kishte bërë në fund të majit por duke kërkuar distancim social me një tifoz çdo pesë vende.

Tani, të gjithë do të kenë mundësi të ulen në shkallët e tribunave.

Hungaria shënoi pak më shumë se 4000 raste me Covid-19 dhe pati 568 viktima, duke u shëruar thuajse 2600 persona. Shumë pak kanë mbetur ende të pashëruar dhe që janë të shtruar në spital.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat