Sopi: Është një fillim i shkëlqyeshëm

Futboll

Sopi: Është një fillim i shkëlqyeshëm

Më: 19 qershor 2020 Në ora: 14:48
Sopi: Është një fillim i shkëlqyeshëm

Trajneri i njohur shqiptar, Agim Sopi, ka debutuar me fitore në postin e trajnerit të skuadrës suedeze Osterlen FF. Skuadra e tij e re ka shënuar fitore si mysafir ndaj IFO Bromolla IF me rezultatin e pastër 0-2, me golat e Brorsson (14’) dhe Blixt (76’).

Kjo ndeshje është zhvilluar dje (e enjte, 18 qershor) në kuadrin e javës së dytë të Ligës së katërt të Suedisë.

Osterlen FF ndeshjen e parë nuk e ka zvilluar, pasi është shtyrë për datë 28 korrik, ndërsa IFO Bromolla IF kishte fituar si mysafir me rezultat të thellë 0-4.

Trajneri 51 vjeçar nga Shkupi i ka thënë gazetarit Reshat Ibrahimi se është i kënaqur me atë që ka treguar skuadra e tij.

“Është një fillim i shkëlqyeshëm. Kemi shënuar një fitore të pastër si loti. Ata në ndeshjen hapëse të edicionit të ri fituan me rezultat 4-0, si mysafir, por ne iu kemi mbajtur leksion. Në pjesën e dytë të takimit i detyruam të dorëzohen, i lodhëm shumë. Për ne kjo ishte loja e parë në kampionat, sepse ndeshjen e parë e kemi shtyrë për 28 korrik, ndërsa për kundërshtarin ishte ndeshje e dytë. Tani kemi dy javë pushim dhe pastaj vazhdojmë me stërvitje”, ka deklaruar trajneri i njohur dhe me përvojë Agim Sopi.
Ambiciet e Osterlen FF janë ngjitja në ligën e tretë të Suedisë. /reshat ibrahimi/.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat