E ardhmja?

Futboll

E ardhmja?

Më: 19 qershor 2020 Në ora: 15:33
Hernandez

Teo Hernandez që luan në gjithë krahun e majtë, i është bashkuar Milanit nga Real Madrid, dhe me paraqitjet e mira, ka bërë që e ardhja e tij të jetë në dyshime, me shumë skuadra të interesuara për të. Por, spanjolli, ka konfirmuar dëshirën për të qëndruar te Milan, pas sezonit të mirë te ‘Rossonerët’.

“Jemi të lumtur që jemi në gjendje të kthehemi për të luajtur. Kur kanë mbetur edhe 12 xhiro, ne do të japim më të mirën për t’u kualifikuar në Ligën e Evropës ose në Ligën e Kampionëve. Jam shumë i lumtur në Milano.

Falënderoj shokët e mi të skuadrës dhe Maldinin që më solli këtu. E ardhmja ime? Unë erdha këtu për të qëndruar. Unë jam duke kaluar një sezon të shkëlqyeshëm dhe në mendjen time kam vetëm Milanon.

Jam i lumtur që tifozët janë të kënaqur me punën time, dhe unë dua të vazhdojë të jap maksimumin,” ka deklaruar Teo Hernandez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat