Edhe kjo i ndodhi Pogbas

Futboll

Edhe kjo i ndodhi Pogbas

Më: 19 qershor 2020 Në ora: 15:47
Edhe kjo i ndodhi Pogbas

Paul Pogba është ndaluar nga policia, një ditë para se të rikthehej në stërvitje me Manchester United. Bëhet fjalë për një shkelje jo shumë të rëndë dhe francezi pritet vetëm të gjobitet. Shkak janë bërë targat e makinës së tij, Rolls Royce Wraith Black Badge.

Policia ia ka sekuestruar mjetin luksoz, që kushton 330 mijë sterlina.

Pogba ishte në shkelje të ligjit, pasi nuk e kishte regjistruar makinën në Britaninë e Madhe. Ligji thotë, që për çdo makinë që hyn në Angli dhe qëndron më shumë se gjashtë muaj brenda një viti, atëherë duhet të pajiset me targa më Mbretërisë së Bashkuar.

Rolls Royce i Pogba është sekuestruar për momentin dhe pritet që mesfushori ta tërheqë. Për shkeljen e bërë do të dënohet me 150 sterlina gjobë, si dhe me 20 sterlina të tjera për çdo ditë që ajo qëndron e bllokuar. Francezi mund ta marrë makinën brenda shtatë ditësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat