Kjo është e ardhmja e Godin

Futboll

Kjo është e ardhmja e Godin

Më: 19 qershor 2020 Në ora: 16:26
Kjo është e ardhmja e Godin

Qendërmbrojtësi Diego Godin nuk e ka ndërmend të largohet nga skuadra e Interit gjatë kësaj vere.

Uruguaiani në një intervistë për mediumet italiane, ka insistuar se synimi i tij është ta respektojë deri në fund kontratën me Interin që i skadon në vitin 2022.

34-vjeçari, tek Interi u transferua vitin e shkuar nga Atletico Madridi si futbollist i lirë dhe këtë edicion ka 25 paraqitje në të gjitha garat me ekipin Italian.

“Synimi im është ta respektoj kontratën me Interin, pasi jam shumë i lumtur këtu. Do të mbetem këtu për ta ndihmuar ekipin në arritjen e synimeve për shkak se dua të fitoj trofe me këtë fanellë”, është shprehur Godin për “Corriere dello Sport”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat