Gattuso-Napoli akoma bashkë, por shfaqet një klauzolë…

Futboll

Gattuso-Napoli akoma bashkë, por shfaqet një klauzolë…

Më: 20 qershor 2020 Në ora: 06:17
Gennaro Gattuso

Gennaro Gattuso dhe Napoli akoma bashkë.

Trajneri i axurrëve, veçanërisht pas fitores së Kupës së Italisë, ka hyrë në zemrat e napolitanëve. Ja pse rinovimi, për të cilin po flitej para triumfit në kupë, është gjithmonë dhe më afër.

Presidenti De Laurentiis duket se është i gatshëm t’i ofrojë një kontratë trevjeçare, por në të cilën do të përfshihej një klauzolë.

Në fakt, sipas Tuttosport, në kontratë mund të përfshihet mundësia e një lamtumirë nëpërmjet në klauzole 8 milionë euro që do ta lejonte trajnerin të largohej nga klubi para fundit të kontratës.

Gjithsesi, tani është koha për t’u kthyer në punë dhe ku i dihet nëse mentaliteti i Ringhio-s nuk do të sjellë surpriza të tjera pas asaj në Kupën e Italisë.

Ajo e radhës, që do të ishte akoma më befasuese mund të vijë në Champions League kundër Barcelona-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat