Laçi-Kukësi supersfida e javës së 30-të

Futboll

Laçi-Kukësi supersfida e javës së 30-të

Më: 20 qershor 2020 Në ora: 15:29
Laçi-Kukësi supersfida e javës së 30-të

Java 30-të e Kategorisë Superiore kulmon këtë të shtunë me 3 sfidat e fundit që do të mbyllin këtë raund.

Spikat mbi të gjitha dueli mes Laçit dhe Kukësit që do të zhvillohet në Kurbin, një takim që gjithmonë ka patur rivalitet të ashpër, luftë sportive, emocione dhe spektakël. Titulli kampion për skuadrën e Orges Shehit kalon nga transferta ndaj formacionit të drejtuar nga Armando Cungu.

Të dyja skuadrat duan fitoren në këtë sfidë pasi Laçi lufton për të siguruar një paraeliminatoret e Europa League për sezonin e ardhshëm ndërsa Kukësi kërkon të mos i ndahet Tiranës dhe të jetë në garë deri në javën e fundit për të fituar kampionatin. Skuadra e Orges Shehit po kalon një moment shumë të mirë forme por nuk duhet harruar fakti që në Laç ka fituar vetëm 3 herë në 12 transfertat e fundit me barazimin që është rezultati më i shpeshtë i këtij dueli. Enis Gavazaj është në dyshim për këtë sfidë ndërkohë që verilindorëve u rikthehet kapiteni Musolli pas skualifkimit.

Për Armando Cungun dyshimi i vetëm është të aktivizojë apo jo që nga minuta golashënuesin më të mirë të skuadrës Kyrian Nëabueze që rikthehet nga një dëmtim.

Një takim me një rëndësi të veçantë është edhe dueli i Ballshit mes Bylisit dhe Skënderbeut ndeshje që do të përsëritet në harkun e pak ditëve për çerekfinalet e kthimit të Kupës së Shqipërisë. Po në orën 17:00 në Ballsh luhet një sfidë për Europën por edhe mbijetesën pasi Bylis synon fitoren e dytë ndaj korçarëve në harkun e pak ditëve jo vetëm për të synuar pjesëmarrjen në Europa League deri në fund por edhe për t’iu larguar sa më shumë zonës play-out. Ndeshje e lehtë në letër për Teutën drejt misionit Europa League me “djemtë e detit” që do të sfidojnë në Gjirokastër Luftëtarin që ka rënë matematikisht nga kategoria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat