Ballkani për të fundosur Trepçën ‘89

Futboll

Ballkani për të fundosur Trepçën ‘89

Më: 21 qershor 2020 Në ora: 14:21
Ballkani për të fundosur Trepçën ‘89

Me dy ndeshjet e ditës së sotme do të mbyllet xhiroja e 25 e Ipko Superligës.

Pas dy dështimeve radhazi në kampionat, Ballkani do të kërkojë fitoren e parë pas rikthimit nga pandemia.

Portokallezinjtë do të kenë përballë Trepçën ‘89, e cila nëse humb edhe këtë ndeshje mbetet 5 pikë prapa Flamurtarit.

Takimi i dytë do jetë ndërmjet kampionit në fuqi Feronikelit dhe Llapit ku do të luhet në stadiumin ‘Rexhep Rexhepi’ në Drenas.

Të dy ekipet kanë mbetur prapa në luftën për daljen në Evropë, andaj pritet të shohim një futboll të hapur.

Ballkani – Trepça 89 dhe Feronikeli – Llapi fillojnë nga ora 17:00.

IPKO SUPERLIGA

17:00 Ballkani – Trepça ‘89

17:00 Feronikeli – Llapi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat