Shefqet Sinani - trajneri i Gjeneratës së Republikës 

Futboll

Shefqet Sinani - trajneri i Gjeneratës së Republikës 

Nga: Kemajl Goca Më: 21 qershor 2020 Në ora: 14:37
Shefqet Sinani - trajneri i Gjeneratës së Republikës 

Trajnerët kanë kryer misionin me shumë sukses në vitet më të rënda, në vitet 1991-1999, kur Kosova ishte e pushtuar nga të katërt anët prej regjimit kriminal serb.

Shefqet Sinani i takon Gjeneratës së Republikës. Ai ishte prej trajnerëve më të suksesshëm, që dha kontribut të madh në mbajtjen gjallë të futbollit.

Sinani me një armatë sportistësh në asnjë moment nuk u ndalën, por i dolën zot futbollit dhe sportit në përgjithësi duke iu kundërvu agresorit serb.

Sinani sot është i qetë, krenar që futbolli dhe sporti në përgjithësi po zhvillohen në shtetin e Kosovës, të njohur ndërkombëtarisht.

Sinani i takon edhe gjeneratës së artë të Prishtinës (të viteve të 80-ta), të kohës së kapitenit ( i ndjerë) Fadil Vokrri, të kohës së Fadil Muriqit, Edmond Rugovës, Kujtim Shalës, Sahit Kelmendit, Rafet Prekazi, Mensur Nexhipit, Xhevdet Muriqit, Skënder Shengylit, Arbnor Morinës,  Rifat Mehinoviqit, Faruk Domi, Afrim Tovërlanit, Zoran Batroviqit, Neshet Zhavelit, Rexhep Gaxhollit, Behajdin Gjinalit, të ndjerët Faton Domi, Favzi Rama etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat