Fiorentina i ka ofruar Silvas kontratë joshëse

Futboll

Fiorentina i ka ofruar Silvas kontratë joshëse

Më: 21 qershor 2020 Në ora: 15:35
Fiorentina i ka ofruar Silvas kontratë joshëse

Fiorentina është duke bërë përpjekje për t’i sjellë në klub ish-dyshen e famshme të Milanit dhe Paris Saint-Germain, Zlatan Ibrahimoviçin dhe Thiago Silvan.

Klubi i Serisë A është i etur ta përsërisë ndikimin e njëjtë që e pati në skuadër dhe tek tifozët ardhja e Frank Ribery si lojtar i lirë nga Bayern Munich, duke i sjellë edhe dy veteranë të tjerë të famshëm.

Sky Sport Italia shkroi këtë javë se Fiorentina i ka ofruar Silvas kontratë joshëse, pasi në verë ai do të jetë lojtar i lirë sepse i mbaron kontrata me PSG-në.

Dhe tani, gazeta La Nazione sugjeron se klubi toskan e ka kontaktuar edhe Ibrahimovicin për t’i bërë ofertë.

Ibrahimoviçit i mbaron kontrata me Milanin në fund të këtij sezoni dhe sulmuesi suedez pritet të largohet për t’iu bashkuar klubit të vendlindjes, Hammarby, të cilin e ka në bashkëpronësi, po ashtu.

Por mundësia për t’u ribashkuar me Silvan dhe për të luajtur përkrah Riberyt në fanellën vjollce mund ta joshë atë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat