Trajneri i Werderit tregon arsyen pse e la jashtë Rashicën

Futboll

Trajneri i Werderit tregon arsyen pse e la jashtë Rashicën

Më: 21 qershor 2020 Në ora: 15:41
Trajneri i Werderit tregon arsyen pse e la jashtë Rashicën

Milot Rashica nuk u inkuadrua fare në humbjen e djemshme të Werder Bremenit në udhëtim te Mainz 05.

Reprezentuesi kosovar qëndroi gjatë tërë takimit në stol, derisa ekipi i tij u mposht me shifrat 3:1.

Me vetëm një ndeshje të mbetur në Bundesligë, Bremeni zë pozitën e parafundit në tabelë, me 2 pikë më pak sesa vendi që siguron ndeshjen e barazhit për mbetjen në elitë.

Trajneri i klubit gjerman, Florian Kohfeldt, ka treguar arsyen e mosaktivizimit të reprezentuesit të Kosovës.

“E kam parë Milotin në ndeshjet e fundit dhe ai nuk ndërmori asnjë aksion të rrezikshëm në takimet kur luajti nga fillimi”, tha Kohfeldt.

“Shpresoja që për një moment loja të bëhej më e hapur për ne dhe ta inkuadroja Milotin për ta përdorur shpejtësinë e tij, por kjo gjë nuk ndodhi. Nuk funksionoi asgjë, unë vetëm kështu mund ta shpjegoj”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat