Barcelona e gatshme t’i hap dyert e stadiumit, 40 mijë tifozë pritet të jenë në ndeshjen kryesore të sezonit

Futboll

Barcelona e gatshme t’i hap dyert e stadiumit, 40 mijë tifozë pritet të jenë në ndeshjen kryesore të sezonit

Më: 22 qershor 2020 Në ora: 14:35
Foto Ilustrim

Barcelona është duke menduar t’i hap dyert e stadiumit ‘Camp Nou’ për tifozët e saj.

Kampioni në fuqi i Spanjës ka nevojë për të ardhura nga shitja e biletave, pasi po kalon nëpër një krizë të madhe financiare.

Camp Nou ka një kapacitet prej 99,354 ulëseve, ndërsa drejtuesit e klubit duan t’i hapin dyert për 40 mijë tifozë.

Barcelona po mendon që të ndërmarrë këtë hap më 30 qershor, në ndeshjen kryesore të sezonit kundër Atletico Madridit.

Tifozët që do të futën në stadium do të mbajnë distancën prej 1,5 metrave që është edhe rekomandim nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Interesant është fakti se tifozët fatlum që do të jenë të pranishëm në këtë ndeshje, do të duhet ta instalojnë një aplikacion në telefonat e tyre ku do t’i dërgohet edhe vendi i ulëses në Camp Nou.

Ndeshja kryesore për Barcelonën është ajo ndaj Atletico Madridit, pasi skuadra e Diego Simeones llogaritet si kundërshtari më i vështirë nga tetë duelet që do të zhvillojnë katalunasit deri në fund të sezonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat