Ronaldo rikthehet te goli, Juventus triumfon ndaj Bologna

Futboll

Ronaldo rikthehet te goli, Juventus triumfon ndaj Bologna

Më: 23 qershor 2020 Në ora: 09:32
Foto ilustrim

Juventusi ka marrë një fitore mjaft të rëndësishme sa i përket garës për titull.

Juve ka mposhtur në udhëtim Bolognan me rezultat 0:2.

Ndeshja u vendos në gjysmën e parë, dhe në 45 minutëshin e dytë nuk pati shumë histori.

Cristiano Ronaldo (23’) realizoi golin e parë që nga rikthimi pas pandemisë përmes penalltia, ndërkohë Paulo Dybala (36’) me një gol të bukur vulosi fitoren e Bardhezinjëve.

Në minutat e fundit, skuadra e Sarrit luajti me një lojtar më pak pasi Danilo u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

Juventus vazhdon të mbetet lidere me 66 pikë, katër më shumë se Lazio që ka një ndeshje më pak. Bologna në vendin e 10 ka 34 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat