Skënderbeu-Bylis, gati për aktin e tretë

Futboll

Skënderbeu-Bylis, gati për aktin e tretë

Më: 23 qershor 2020 Në ora: 14:15
Skënderbeu-Bylis, gati për aktin e tretë

Rinis gjithçka nga ai  gol i Bajramaj në Skënderbeu-Bylis, çerekfinale kthimi e Kupës ku mallakastriotët shkojnë të fortë në avantazhin e një goli, por ku gjithçka mbetet e hapur, sidomos përballë një Skënderbeu që ka dhënë provat se është i aftë të bëjë gjithçka.

Në një futboll që ndryshon shpejt, Skënderbeu nuk ka më statusin e padronit të Superiores, por Europën e kërkon, edhe pse duke shpresuar një anulim, apo qoftë edhe një reduktim të dënimit që e mban jashtë saj në Gjykatën Federale të Zvicrës, nëse ja dalin edhe aty, me shumë mundësi do të kemi mundësinë të përjetojmë një tjetër epokë si ajo që mbyllën dy sezone më parë. Megjithatë të tëra këto janë, shpresa e ndoshta dhe plane, për momentin, sytë te Kupa.

Për Bylisin skuadër e ngjitur këtë vit në elitë, duket mundësia më reale për të bërë surprizën e madhe, nisur edhe nga karakteristikat e kompeticionit, 4 ndeshje që të çojnë në Europë, përkundër një kamponati që ofron shumë më pak shanse për të gjetur dritaren europiane.

Skuadra e Dovedan vjen pikërisht pas një fitoreje të freskët ndaj Skënderbeut, 1-0 fundjavën e kaluar po aq sa në çerekfinalen e parë të Kupës, por mbetet gjithçka e hapur, dhe në kampin mallakastriot e dinë se duhet të djersijnë fort për të kaluar turin. Ilir Daja dhe stili që po aplikon me këtë Skënderbe mbetet në fakt kundërshtari më i rrezikshëm, një skuadër cinike që shfrytëzon më së miri rastet e krijuara dhe një moment shpërqëndrimi të rivalëve, karakteristika fatale për një sfidë me eleminim të drejtëpërdrejtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat