Trajneri Pioli merr frymë lirisht, por kundër Roma ka alarm në mbrojtje. Ja kur kthehet Ibrahimovic

Futboll

Trajneri Pioli merr frymë lirisht, por kundër Roma ka alarm në mbrojtje. Ja kur kthehet Ibrahimovic

Më: 23 qershor 2020 Në ora: 15:01
Stefano Pioli

Milani merr frymë lirisht dhe trajneri Stefano Pioli kalon frikën që e kishte pushtuar teksa pa në fushën e blertë të shtrirë Simon Kjaer, mbrojtësin kuqezi titullar.

Një dëmtim në gjurin e djathtë, por thjesht tronditje dhe asgjë më shumë, të paktën sipas rezonancës manjetike të bërë ditën e sotme. Danezi do të qëndrojë pushim disa ditë dhe si pasojë do të mungojë në sfidën ndaj Roma, edhe pse shpresa e teknikut është që të rikuperojë në kohë, pasi tashmë kanë mbetur vetëm Romagnoli dhe Gabbia në qendër të mbrojtjes (Duarte dhe Musacchio janë jashtë).

Javën tjetër pritet të kthehet në ekip edhe Duarte, por surpriza mund të jetë që braziliani të ulet në stol që në “San Siro”. Sa i përket Zlatan Ibrahimovic, parashikimi është të kthehet ndaj SPAL, ku me shumë mundësi përveç Musacchios që ka mbyllur sezonin, Milani do të jetë i kompletuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat