Paratici konfirmon bisedimet: Duhet t’i bindim Arthurin dhe Pjanicin

Futboll

Paratici konfirmon bisedimet: Duhet t’i bindim Arthurin dhe Pjanicin

Më: 23 qershor 2020 Në ora: 15:29
Arthur Melos Miralem Pjanicit

Drejtori i Juventusit, Fabio Paratici, i ka konfirmuar bisedimet me Barcelonën për shkëmbimin ndërmjet Arthur Melos dhe Miralem Pjanicit.

Mediat spanjolle dhe italiane kanë spekuluar se mesfushori i Bianconerëve kërkohet nga Blaugranët, ndërsa Zonja e Vjetër e dëshiron brazilianin në shkëmbim.

“Kemi folur shpesh me Barcelonën, por në këtë moment të gjitha skuadrat po luajnë ndeshje të rëndësishme, prandaj kemi preferuar ta tejkalojmë këtë periudhë”, është shprehur Paratici për Sky Sport Italia.

Image

Është raportuar se klubet duhet ta arrijnë marrëveshjen deri më 30 qershor, në mënyrë që t’i barazojnë shifrat financiare.

“Nuk ka të bëjë me 30 qershorin, para ose pas, mirëpo duhet arritur marrëveshje ame palët e ndryshme dhe të dy lojtarët duhet bindur. Prandaj, nuk ka të bëjë me data”, ka shtuar drejtori i Juves.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat