De Rossi përgatit rikthimin si trajner!

Futboll

De Rossi përgatit rikthimin si trajner!

Më: 23 qershor 2020 Në ora: 15:32
De Rossi përgatit rikthimin si trajner!

Aventura te Boca Juniors zgjati pak me Daniele De Rossin që për shkak të ndalesës së futbollit për shkak të COVID-19, u detyrua të varë këpucët në gozhdë.Mirëpo, tashmë, De Rossi tashmë është bërë gati të nisë një tjetër aventurë në futboll, pasi duket se nuk mund të qëndroj larg këtij sporti.

De Rossi e ka pranuar se kërkon të bëhet një trajner në të ardhmen, por, kjo e ardhmje mund të jetë shumë më e shpejtë.

Bëhet fjalë për klubin e Ascolit që ka larguar trajnerin dhe tashmë kërkon një tjetër emër në stol. Ish-lojtari i Romës duket si profili i duhur, aq më tepër edhe kur edhe emri i De Rossit mund të siguronte shumë publicitet për klubin që ka probleme të mëdha në Serinë B.

Ish kapiteni i skuadrës verdhekuqe e ka të pamundur të qëndrojë larg futbollit për një kohë të gjatë dhe është gati të riniset edhe nga një klub me shumë të panjohura dhe problematika si Ascoli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat