Hadi Mehmeti - veprimtar i dalluar në Gjeneratën e Republikës 

Futboll

Hadi Mehmeti - veprimtar i dalluar në Gjeneratën e Republikës 

Nga: Kemajl Goca Më: 23 qershor 2020 Në ora: 16:45
Hadi Mehmeti dhe Presidenti Historik i i Kosovës, dr. Ibrahim Rugova

Në vitet e 90-ta, me mijëra sportistë dhanë kontribut, kush më shumë e kush me pak që të mbijeton sporti në përgjithësi.
Hadi Mehmeti i takon Gjeneratës së Republikës. 

Ai ka qenë veprimtar i dalluar i futbollit. Nga viti 1991-1994 ka qenë sekretar i Shoqatës së Gjyqtarëve të Futbollit të Kosovës, pastaj nga periudha 1994-1995 sekretar i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës. 

Nga viti 1995 e deri disa vite pas lufte sekretar në klubin e futbollit 2 Korriku nga Prishtina. 
Mehmeti kurrë nuk u ndal dhe as që u merakos për kërcënimet që i vinin nga pushtuesi serb, por bëri punën e tij në shërbim të Republikës. 

ImageHadi Mehmeti

Mehmeti me një armatë sportistësh punuan e kontribuan në zhvillimin e garave të Republikës, duke iu kundërvu fuqishëm agresorit serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat