Kjo skuadër franceze i ka vënë syrin Muriqit

Futboll

Kjo skuadër franceze i ka vënë syrin Muriqit

Më: 23 qershor 2020 Në ora: 17:16
Kjo skuadër franceze i ka vënë syrin Muriqit

Klubi francez, Rennes ia ka vënë syrin sulmuesit kosovar, të cilin e duan edhe në Angli e në Itali

Vedat Muriqi është bërë objektiv i klubeve nga ligat më të forta evropiane.

Sulmuesi kosovar pritet të largohet nga Fenerbahçe pas përfundimit të këtij sezoni.

Dhe, klubi i fundit që ia ka vënë syrin 26 vjeçarit është Rennes.

Mediat franceze shkruajnë se klubi nga Ligue 1 është në kërkim të dy sulmuesve dhe njëri prej tyre është pikërisht prizrenasi. 

Por, Rennes do të përballet me konkurrencë të fortë pasi përfaqësuesin kosovar e duan edhe në Angli e në Itali.

Ish-futbollistin e Rizesporit e pëlqejnë klubet angleze, Tottenham, Manchester United, Newcastle United , Leicester City, Leeds United, West Bromwich Albion, Burnley e Brighton.

Kurse, në Itali atë e duan Lazio dhe Napoli.

Muriqi i ka zhvilluar 31 ndeshje këtë sezon me klubin turk dhe i ka shënuar 16 gola e i ka dhuruar 6 asistime.

Ndërkohë, ai i ka 23 ndeshje me Përfaqësuesen e Kosovës, me të cilën i ka realizuar 8 gola.

Muriqi ka kontratë me Fenerbahçen deri në vitin 2023, por sipas të gjitha gjasave do të largohet nga kryeqyteti turk gjatë verës që vjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat