Ndryshohet sërish tabela, Barcelona merr primatin

Futboll

Ndryshohet sërish tabela, Barcelona merr primatin

Më: 24 qershor 2020 Në ora: 07:09
Messi

Barcelona ka arritur të fitojë tri pikë shumë të rëndësishme në ndeshjen e sotme kundër Athletic Bilbaos.

Fitorja në këtë ndeshje ka bërë që Barcelona të rikthejë pozitën e parë në La Ligë.

Deri në minutat e fundit asnjëra skuadër nuk arriti të shënonte gol.

Mirëpo për Barcelonën “erdhi në skenë” Rakitic dhe e shpëtoi Barcelonën nga barazimi.

Mesfushori kroat arriti të shënojë në minutën e 71’, pas një asistimi që mori nga Lionel Messi.

Barcelona aktualisht rënditet në pozitën e parë me tri pikë më shumë se Real Madridi mirëpo madrilienët kanë një ndeshje më pak të luajtur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat