Në këtë datë, tetë vite më parë Andrea Pirlo i uli vetëbesimin Joe Hartit me penalltinë panenka

Futboll

Në këtë datë, tetë vite më parë Andrea Pirlo i uli vetëbesimin Joe Hartit me penalltinë panenka

Më: 24 qershor 2020 Në ora: 12:24
Andrea Pirlo

Ishte viti 2012 dhe Anglia po përballje me Italinë në kuadër të Kampionatit Evropian.

Në atë kohë, Tre Luanët ishin duke u udhëhequr nga Roy Hodgson, derisa kishin shkuar në gjuajtjen e penalltive në Olympic Stadium në Kiev.

Aty, Joe Hart kishte mundësinë që të bëhej hero i ekipit kombëtar, mirëpo e gjitha shkoi për të keq.

Por, spektaklin e tepërt të krijuar nga portieri anglez, Andrea Pirlo i dha fund në ekzekutimin e penalltisë në stilin panenka, derisa italianët fituan 4-2.

Hart kishte filluar ta provokonte mesfushorin me gjestet e tij, ndërsa ish-anëtari i Milanit dhe Juventusi dukej shumë i qetë.

Kur anglezi mendoi se do të ishte një goditje e fuqishme, Prilo e turpëroi atë duke lëshuar topin në stilin panenka, për ta mposhtur lehtësisht. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat