Werderi jep lajmin e keq, lëndohet Milot Rashica

Futboll

Werderi jep lajmin e keq, lëndohet Milot Rashica

Më: 24 qershor 2020 Në ora: 13:29
Milot Rashica

Një lajm mjaft i keq vije nga klubi i Werder Bremen, aty ku aktivizohet Milot Rashica.

Ylli kosovar u detyrua të ndërprejë stërvitjen gjatë ditës së sotme për shkak të një lëndimi në kyçin e këmbës.

“Milot Rashica u desh të ndërprejë stërvitjen e sotme, shkaku i lëndimit në kyçin e këmbës”, shkruan klubi i Werder Bremenit.

Kujtojmë se Werderi është fare pranë rënies nga liga, derisa Rashica ka qenë nga më të kritikuarit në ndeshjet e fundit. Vet trajneri Kohfeldt vendosi për mosaktivizimin e tij ndaj Mainz në fundjavë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat