Trajneri i Veronës thur elozhe për dyshen shqiptare

Futboll

Trajneri i Veronës thur elozhe për dyshen shqiptare

Më: 24 qershor 2020 Në ora: 13:53
Trajneri i Veronës thur elozhe për dyshen shqiptare

Verona nuk ia doli në mbrëmjen e djeshme të Serisë A të ndalte Napolin, teksa u mposht me rezultatin 0-2.

Megjithatë, kjo nuk e pengon trajnerin Juric të vlerësojë futbollistët e tij.

Kroati thekson se Kumbulla, Rrahmani apo Amrabat nuk i donte askush në fillim, por ata tashmë janë rritur dhe shndërruar në futbollistë të shkëlqyer.

"Kemi marrë djem të cilët nuk i donte njeri.

Amrabat në huazim, Rrahmanin për dy milionë euro dhe Kumbullën që luante te Primavera. Janë rritur dhe janë shndërruar në futbollistë të shkëlqyer. Dy të parët i kam humbur, ndërsa Kumbulla është në merkato", u shpreh Juric.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat