Gjilani pa vështirësi në Klinë, vazhdon rrugën për titull

Futboll

Gjilani pa vështirësi në Klinë, vazhdon rrugën për titull

Nga: K. G. Më: 24 qershor 2020 Në ora: 18:41
Gjilani pa vështirësi në Klinë, vazhdon rrugën për titull

Gjilani pa ndonjë vështirësi shënon fitore në udhëtim me rezultat 3:1 kundër Dukagjinit të Klinës, në takimin e javës së 26-të të elitës së futbollit të Kosovës.

Tri pikë që nuk maten as me ari dhe që i përforcon drejt kreut të tabelës.  

Brenda shtatë minutave dy herë shënuan Gjilani përmes Keitas në minutën e 2-të dhe autogolit të Shalës në atë të 7-tën. Në minutën e 9-të, Kamara ngushton epërsinë në 1:2.

Në pjesën  e dytë Hajdari shënon për 1:3 në minutën e 67-të. Gjilani është në vend të dytë me 51 pikë, ka katër me pak se lideri Drita dhe Dukagjini është i fundit me 11 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat