Conte pas barazimit me Sassuolon: Interi meritoi më shumë

Futboll

Conte pas barazimit me Sassuolon: Interi meritoi më shumë

Më: 25 qershor 2020 Në ora: 08:26
Conte

Trajneri Antonio Conte nuk e kupton sesi Interi hodhi epërsinë e tyre për një barazim 3-3 me Sassuolon në ndeshjen e javës së 27-të në Serie A.

Nerazzurrët ishin disa herë në epërsi ndaj Sassuolos, por pa arritur t’i marrin në fund tre pikët shumë të vlefshme.

Ky lëshim pikësh e ka lënë mbrapa Interin në garë për titull dhe kjo nuk i pëlqen aspak trajnerit Conte, i cili mendon se ekipi i tij meritoi më shumë.

“Mendoj se kemi merituar shumë më tepër duke marrë parasysh sa krijuam, ndërsa nuk kujtoj ndonjë pritje të Samir Handanovic”, ka thënë fillimisht Conte pas ndeshjes.

“Është diçka që ne vazhdojmë ta përsërisim në këtë model dhe po paguajmë një çmim të rëndë. Jam shumë i zhgënjyer dhe po kështu janë edhe djelmoshat”.

“Kur luani këtë lloj loje dhe futeni shumë në të, ju keni mundësinë për të fituar dhe pavarësisht vështirësive të mesfushës, duhet të merrni në shtëpi tre pikët. Ne nuk e bëmë atë, është zhgënjyese dhe shqetësuese”.

“Ka situata kur ne duhet të shënojmë gola dhe ne po paguajmë për këto gabime naive. Ne kishim shanse ta përfundonim dhe nuk i bëmë. Nuk e di se çfarë mund të bëjmë më shumë sesa të vazhdojmë të punojmë”.

“Jam i lumtur me performancën, duhet të jemi më të kujdesshëm në detaje. Këtu mund të rritemi dhe përmirësohemi”, përfundoi trajneri i Interit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat