Goditje e rëndë për Interin

Futboll

Goditje e rëndë për Interin

Më: 25 qershor 2020 Në ora: 13:54
Goditje e rëndë për Interin

Interi mori një barazim dramatik dje kundër Sasuolos 3-3 duke lënë dy pikë mjaft të vlefshme për luftën për titull. Por si të mos mjaftonte ky barazim zikaltërit do duhet të bëjnë edhe pa shërbimet e Shkrinjar.

Mbrojtësi u ndëshkua me karton të kuq, por federat italiane ka vendousr ta ndëshkojë me tre ndeshje pezullim. Sllovaku u dënua pasi ofendoi gjyqtarin e ndeshjes pas kartonit të kuq, dhe plus pezullimit me tre ndeshje do duhet të paguajë edhe një gjobë prej 10 mijë eurosh.

Kështu mbrojtësi i Interit do humbasë ndeshjet kundër Parmës Breshias dhe Bolonjas.

Ky është një problem shumë i madh për trajnerin Konte pasi kalendari tani është shumë i ngjeshur prej padnemisë dhe do i duhet të bëjë rotacione në skuadër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat