Ymeri: Ndaj Prishtinës çdo futbollist mobilizohet

Futboll

Ymeri: Ndaj Prishtinës çdo futbollist mobilizohet

Më: 25 qershor 2020 Në ora: 14:40
Ymeri: Ndaj Prishtinës çdo futbollist mobilizohet

Java e 26 do të mbyllet me tri ndeshje që do të zhvillohen sot në IPKO Superligë, ku secila është më interesant se tjera.

Vëmendja më e madhe është në derbin rajonal Llapi – Prishtina që zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajaziti” me fillim nga ora 16:45, shkruan Olle.

Prishtina kërkron rikthimin në pozitën e dytë, ndërsa Llapi rikthimin te fitorja.

Mesfushori më në formë i Llapit, Ersil Ymeri, tha: “Ndeshja ndaj Prishtinës është një ndeshje që nuk duhet shumë koment sepse çdo futbollist mobilizohet në maksimum. Është një ndeshje e vështirë duke parë që kundërshtari ka shumë cilësi por ne do të bëjmë maksimumin tonë pasi na vjen një moment ku dhe ne na duhet pikët për të qëndruar të qetë”.

“Shpresojmë të fitojmë dhe pse jo të vazhdojë që të shënoj por rëndësi ka të dalim me rezultat pozitiv”, përfundoj Ymeri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat