Mrekullia e Arsim Kabashit me të tjerët

Futboll

Mrekullia e Arsim Kabashit me të tjerët

Nga: K. G. Më: 25 qershor 2020 Në ora: 16:21
Mrekullia e Arsim Kabashit me të tjerët

Kryetari i klubit të futbollit Ballkani nga Theranda, Arsim Kabashi, emocionin me veprat që i bën për të ndihmuar të tjerët.  Kjo është mrekulli e Kabashit me të tjerët.

“Të dashur qytetar të Suharekës, sot nënshkruam memorandum financimi për ndërtimin e 30 shtëpive për familjet skamnore në Komunën tonë.

Përmes shoqatës “Jetimat e Ballkanit” , Komunës së Suharekës, z. Xhavit Krasniqi nga fshati Dubravë i cili jeton në Londër dhe unë pronar i Kompanisë sime CIMA Construction, vlera e këtij projekti është 600,000.00 (gjashtëqindë mijë euro ), ku shumën më të madhe rreth 60% do të financoj Shoqata Jetimat e Ballkanit, ndërsa rreth 40% të shumës do të financojmë ne të tjerët.

Faleminderit gjithmonë humanistit tonë të dashur Halil Kastrati, Kryetarit të Komunës së Suharekës Bali Muharremaj dhe Xhavit Krasniqit.

Vlen të ceket se shtëpinë e parë do ta nisim për njeriun më të dashur të qytetit tonë dhe tifozit të FC Ballkani-t Cobën, zoti e ruajt. Të ndihmojmë është Lumturi, krenari dhe Obligim”, shkruan Kabashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat