Arsenal mposht Southamptonin, arkëton tri pikë të reja

Futboll

Arsenal mposht Southamptonin, arkëton tri pikë të reja

Më: 25 qershor 2020 Në ora: 21:00
Arsenal

Arsenal ka shënuar një fitore jo edhe aq të vështirë.

Skuadra e Mikel Arteta ka arkëtuar tri pikë të reja në Premierligë, duke shënuar fitore 0:2 kundër Southampton.

Goli i parë në këtë ndeshje erdhi nga Edward Nketiah, por që ishte si dhuratë e portierit të Southampton. Ai humbi topin në minutën e 20’, duke dhënë pasim për Nketiah, i cili la topin në rrjetë.

Ky ishte goli i vetëm i 45 minutëshit të parë, edhe pse ‘Gunners’ patën disa raste të tjera.

Në pjesën e dytë, duhej të pritej deri në minutën e 87’ për golin e dytë, kur Joseph Willock shënoi për 0:2.

Arsenal tashmë numëron 43 pikë për pozitën e nëntë në tabelë, kurse Southampton mbetet me 37 pikë në pozitën e 14-të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat