Lampard uron Liverpool për titullin, por zgjedh ekip tjetër si më të mirin

Futboll

Lampard uron Liverpool për titullin, por zgjedh ekip tjetër si më të mirin

Më: 26 qershor 2020 Në ora: 10:27
Frank Lampard

Jurgen Klopp dhe Pep Guardiola janë trajnerë të ndryshëm, sipas Frank Lampard. Ky i fundit mendon se Manchester City luan futbollin më të mirë nga çdo skuadër tjetër. Skuadra e tij, Chelsea, i mundi 2-1 “qytetarët”, për t’ia dorëzuar titullin e shumëpritur Liverpool-it, të enjten.

“Ishte e vështirë, – tha Lampard për “BT Sport”. – Mos harroni se po luanim kundër një ekipi tepër cilësor si Manchester City, me individë të shkëlqyer, me mënyrën si është trajnuar. Për mua, Manchester City është më i miri, për sa i përket mënyrës se si luan futboll. Është skuadër futbolli aq e shkëlqyeshme për t’u parë, si asnjë tjetër. Pep dhe Jurgen Klopp janë të ndryshëm. Përgëzoj Liverpool, që po fiton titullin sonte!”

Lampard ishte i lumtur që pa se skuadra e tij e bëri kundërshtarin të paguajë për gabimet gjatë lojës: “Gjithmonë përpiqemi të kufizojmë gabimet tona dhe të kapitalizojmë ato të kundërshtarëve. Kjo ndodhi sonte. E kemi zotëruar topin më shumë se çdo ekip tjetër, rregullisht në këtë sezon. Sonte, kundër Manchester City, që luan me një “9” fals, ishte me të vërtetë e vështirë. Kësisoji, duhej të shkundeshim pak në gjysmën e ndeshjes, të vuanim në 20 minutat e para të pjesës së dytë. Sidoqoftë, unë mendoj se e merituam fitoren për shanset e krijuara”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat