Përcaktohen çiftet gjysmëfinaliste të Kupës së Shqipërisë

Futboll

Përcaktohen çiftet gjysmëfinaliste të Kupës së Shqipërisë

Më: 26 qershor 2020 Në ora: 11:59
Përcaktohen çiftet gjysmëfinaliste të Kupës së Shqipërisë

Ditën e sotme, në ambientet e stadiumit “Air Albania”, është hedhur shorti i fazës gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, edicioni i 68-të.

Ky short u hodh nga Sekretari i Përgjithshëm i FSHF, Ilir Shulku dhe shefi i Sektorit të Garave, Marjus Sulejmani.

Skuadrat e kualifikuara për këtë raund janë: Kukësi, Tirana, Teuta dhe Bylis.

Këto janë çiftet e ndeshjeve gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë për sezonin 2019/2020:

Kukësi-Teuta
Tirana-Bylis

Ndeshjet e para do të zhvillohen në datën 2 korrik dhe ndeshjet e kthimit në datën 15 korrik. FSHF njofton se finalja e Kupës së Shqipërisë do të luhet më datën 2 gusht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat