Arthur në fundjavë kryen testet mjekësore te Juventus

Futboll

Arthur në fundjavë kryen testet mjekësore te Juventus

Më: 26 qershor 2020 Në ora: 13:10
Arthur Melos

Një marrëveshje mes Arthur Melos dhe Juventusit tani është realitet, si dhe një marrëveshje mes Pjanic dhe Barcelonës, e po ashtu edhe dy klubeve.

Një marrëveshje mes Arthur Melos dhe Juventusit tani është realitet, si dhe një marrëveshje mes Pjanic dhe Barcelonës, e po ashtu edhe dy klubeve.

Të gjitha palët tashmë janë në të njëtën faqe, dhe janë pajtuar me marrëveshjen.

Ishte Melo që kundërshtonte fillimisht një gjë të tillë, duke e parë të ardhmen vetëm te Barcelona.

Por, braziliani është bindur, dhe një kapitull të ri po e nis te Juventus.

RAC1  raporton se Melo kët ë fundjavë do të udhëtojë drejt Torinos për testet mjekësore, me lejen e Barcelonës.

Pavarësisht kësaj, Pjanic, sikur edhe Arthur Melo, do të mbesin te skuadrat aktuale deri në përfundim të sezonit në Ligën e Kampionëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat