Klopp shpërthen në lot, nuk ka fjalë pas triumfit në Premierligë pas 30 vjetësh

Futboll

Klopp shpërthen në lot, nuk ka fjalë pas triumfit në Premierligë pas 30 vjetësh

Më: 26 qershor 2020 Në ora: 19:17
Klopp

Trajneri i Liverpoolit, Jürgen Klopp, i kontaktuar nga Sky Sports pas shpalljes matematikisht kampion i Premier League, u shfaq para kameras tepër i emocionuar.

Klopp u shfaq në një lidhje të drejtpërdrejtë me legjendën e Liverpoolit, Kennie Dalglish, të cilin e falënderoi për të gjithë mbështetjen që i dha.

Dukshëm i emocionuar dhe me lotët që thuajse i rridhnin nga sytë, Klopp gjithashtu kishte kohë të bënte shaka, duke u shprehur se atij nuk i është dashur të presë tridhjetë vjet për të ngritur titullin, por vetëm katër e gjysmë.

“Është e jashtëzakonshme të jesh kampion me këtë ekip. E kam pasur shumë të thjeshtë t’i motivoja lojtarët për shkak të historisë së madhe që ka klubi. Është një arritje e jashtëzakonshme për lojtarët e mi, është gjithçka që ata kanë bërë për tre vitet e fundit.”

Përveç kësaj, Klopp u bëri thirrje tifozëve që të festojnë titullin duke respektuar masat dhe të mos dalin në rrugë si të çmendur.

“Shpresoj të qëndroni në shtëpi. Kjo është në zemrat tona dhe në kokat tona. Dilni më së shumti në oborrin e shtëpisë”.

Sido që të jetë mesazhi nuk u dëgjua nga tifozët, pasi mijëra vërshuan rrugët dhe para stadiumit Anfield duke festuar titullin e parë në epokën e Premierligës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat