Rexhep Fona: ‘Bota sot’ ka kontribuar shumë si para dhe pas luftës në afirmimin e sportit të Kosovës 

Futboll

Rexhep Fona: ‘Bota sot’ ka kontribuar shumë si para dhe pas luftës në afirmimin e sportit të Kosovës 

Nga: K. G. Më: 26 qershor 2020 Në ora: 22:38
Rexhep Fona: ‘Bota sot’ ka kontribuar shumë si para dhe pas luftës në afirmimin e sportit të Kosovës 

Ish futbollisti i mirënjohur, Rexhep Fona, tha se gazeta “Bota sot” ka dhënë kontribut të madh si para luftës po ashtu edhe pas luftës. 

Fona ka qenë prej sulmuesve më të mirë që ka pasur Kosova, ai e uron 25 vjetorin e gazetës “Bota sot”. 

“Urime ‘Bota sot’ 25 vjetorin, besoj se ju me stafin e juaj profesional keni kontribuar shumë si në kohën e para dhe pas luftës në afirmimin e sportit të Kosovës dhe ndërkombëtar, kështu që ju dëshiroj punë të mbarë dhe suksese në të ardhmen”, uron me përzemërsi Fona.

Rexhep Fona ka dhënë kontribut të madh në vitet e 90-të për të mbajtur gjallë futbollin dhe në përgjithësi sportin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat