Atletico ka gjetur një sulmues të ri në Serie A

Futboll

Atletico ka gjetur një sulmues të ri në Serie A

Më: 27 qershor 2020 Në ora: 15:17
Arkadiusz Milik

Diego Simeone do të sjellë një emër të ri në fazën e sulmit gjatë afatit kalimtar të verës.

Diego Costa do të largohet dhe Alvaro Morata nuk është një shënues i rregullt, gjë që ka shtyrë Simeonen të mendojë për sjelljen e një sulmuesi të ri.

Dhe i duhuri sipas trajnerit argjentinas, është Arkadiusz Milik i Napolit, i cili do të ishte një partner ideal për Joao Felix.

Napoli janë në kërkim të një blerësi për sulmuesin polak, i cili po ashtu po kërkohet edhe nga Juventus.

Raportohet se Milik dhe agjenti i tij tashmë kanë pasur një kontakt me drejtues të Atletico Madrid.

Polaku është pajtuar për një transferim në ‘Wanda Metropolitano’, ku do të përfitojë deri në pesë milionë euro në sezon.

Tani u mbetet Napolit dhe Atleticos të gjejnë një marrëveshje, me italianët që kërkojnë mes 40 deri në 50 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat