Lamtumira e çuditshme e Mario Gomez

Futboll

Lamtumira e çuditshme e Mario Gomez

Më: 27 qershor 2020 Në ora: 16:03
Gomez

Sulmuesi legjendar i Kombëtares së Gjermanisë, Mario Gomez, do t’i thotë lamtumirë futbollit.

Të dielën, do të jetë ndeshja e tij e fundit në fanellën e Stuttgartit, shkruan lajmi.net.

Stuttgart kishte planifikuar për një lamtumirë spektakolare, por shkaku i COVID-19, lamtumira e tij do të bëhet para tribunave boshe.

Gomez ka qenë një nga sulmuesit më të mirë që ka nxjerrë futbolli gjerman viteve të fundit.

Ai gjatë karrierës së tij ka veshur edhe fanellën e Bayern Munich, Fiorentina, Besiktas dhe Wolfsburg

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat