Juventus hedh poshtë shansin që Rabiot të kalojë në Premierligë

Futboll

Juventus hedh poshtë shansin që Rabiot të kalojë në Premierligë

Më: 27 qershor 2020 Në ora: 17:05
Adrien Rabiot

Juventus nuk mendon të heq dorë nga Adrien Rabiot.

Drejtuesit e Juventus kanë bërë të ditur se vazhdojnë të llogarisin në shërbimet e Rabiot, përkundër zërave që e lidhin këtë të fundit me një kalim të mundshëm në Premierligë.

25 vjeçari kaloi te Juve gjatë vitit të kaluar, nga PSG, por dështoi të bindte Maurizio Sarrin me paraqitjet.

Gjithsesi, Fabio Paratici beson se me kohën lojtari do të ambientohet me skuadrën dhe do të ketë suksese, duke shuar kështu shpresat për një kalim të lojtarit në Angli.

“Mos të harrojmë se ky është sezoni i parë i Rabiot në Itali, dhe viti i parë asnjëherë nuk është special”, ka thënë Paratici.

“Në fillimi të sezonit, ne mund të shihnim të njëjtat dyshime edhe mbi Matthijs de Ligt, i cili doli të ishte mbrojtësi më i mirë në Ligën e Kampionëve. Tani ka mendime tjera për të”, shtoi ai.

Rabiot lidhet me një kalim tek Everton, por duket se kjo nuk do të finalizohet këtë verë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat