Flet Rashica pas mbylljes së sezonit në Bundesligë: Luftë deri në fund

Futboll

Flet Rashica pas mbylljes së sezonit në Bundesligë: Luftë deri në fund

Më: 27 qershor 2020 Në ora: 18:39
Milot Rashica

Ylli nga Kosova i Werder Bremenit, Milot Rashica, e ka shfrytëzuar llogarinë e tij në Instagram për të folur pas fitores bindëse të skuadrës së tij në ditën finale të sezonit 2019/20 të Bundesligës, që ia siguroi vendin në barazh për mbijetesë në ligë.

Përkundër lëndimit që e pësoi në seancën stërvitore të Werder Bremenit të mërkurën, Milot Rashica arriti të rikuperohet në kohë për të luajtur në ndeshjen kundër Kolnit në ditën finale të sezonit 2019/20 të Bundesligës.

Në fitoren me rezultat 6:1, Rashica kontribuoi me një supergol dhe me një asist, duke i dhënë kështu fund ecurisë së tij prej 17 ndeshjeve të ligës pa shënuar gol. Kjo fitore bëri që Bremeni të ngrihet në pozitën e 16-të në tabelë, që ta siguron një vend në barazh.

Bremeni do të luajë në barazh kundër klubit që do ta zërë vendin e tretë në Bundesligën 2 për ta caktuar se cili nga këto dy ekipe do të luajë në ligën elitare sezonin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat