Mbyllet pjesa e parë Parma – Inter, vendasit në epërsi

Futboll

Mbyllet pjesa e parë Parma – Inter, vendasit në epërsi

Më: 28 qershor 2020 Në ora: 22:48
Pamje nga ndeshja

Është mbyllur para pak çastesh pjesa e parë e duelit të mbrëmjes në Serie A.

Parma është duke avansuar minimalisht ndaj Interit me rezultat 1-0, me golin e Gervinhos në minutën e 15.

Ish-anëtari i Romës realizoi një gol të bukur, teksa paraprakisht u asistua nga Kucka.

Zikaltërit u munduan të bëjnë diçka më shumë, por që nuk ia dolën dot.

Pritet një pjesë e dytë edhe më interesante në “Enio Tardini”, kurse kujtojmë se ne do t’iu raportojmë në kohë reale për çdo ndryshim të mundshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat