Benzema komenton asistimin e mrekullueshëm me thembër

Futboll

Benzema komenton asistimin e mrekullueshëm me thembër

Më: 29 qershor 2020 Në ora: 09:21
Foto ilustrim

Karim Benzema e ka komentuar ndeshjen e të dielës mbrëma, të cilën Real Madridi e fitoi me rezultat 1-0 në udhëtim te Espanyoli si edhe garën për titull me Barcelonën.

“Jemi duke i monitoruar ata, mirëpo nuk do të flas për Barcelonën, por ne jemi duke luajtur mirë. Po i marrim ndeshjet një nga një”.

“Jemi të lumtur dhe e deshëm fitoren. Ishim të motivuar, morëm tri pikë dhe po shkojmë në shtëpi”, ishin fjalët e francezit pas ndeshjes.

Sulmuesi i Los Blancos dhuroi një asistim të mrekullueshëm me thembër për Casemiron, i cili e realizoi golin e fitores.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat