Guardiola: Man City e ka të vështirë të fokusohet në Premierligë

Futboll

Guardiola: Man City e ka të vështirë të fokusohet në Premierligë

Më: 29 qershor 2020 Në ora: 09:59
Guardiola

Pep Guardiola ka zbuluar se cili është problemi i skuadrës së tij.

Pas fitores së Manchester City në Kupën FA, trajneri Pep Guardiola ka dhënë disa komente edhe për ecurinë e skuadrës në Premierligë.

City nuk ka pasur rezultatet më të mira të mundshme, dhe kjo u vërtetua edhe me shpalljen kampion të Liverpool, javë para përfundimit të sezonit.

Krejt këto telashe duket se po vijnë nga mungesa e fokusit, të paktën sipas fjalëve të trajnerit të ‘Citizens’.

“Pas humbjes në Londër kundër Chelsea, sigurisht se mund të themi se po ngecim në Premierligë, po ngecim për t’u fokusuar”, ka thënë Guardiola.

“Ne po luajmë për kualifikim në Ligën e Kampionëve, nuk ka mbaruar asgjë, por jemi afër, kemi nevojë për dy fitore të tjera”, ka shtuar trajneri katalan mes të tjerash.

Manchester City i Guardiolas pozicionohet në vendin e dytë në tabelë, por së fundmi ka dështuar të shënojë ecuri fitoresh.

Duket se trajneri duhet të punojë më shumë në aspektin mental me lojtarët, për t’iu kthyer fokusin atyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat