Edhe zyrtarisht Arthur është lojtar i Juventusit

Futboll

Edhe zyrtarisht Arthur është lojtar i Juventusit

Më: 29 qershor 2020 Në ora: 18:39
Arthur

Barcelona e ka zyrtarizuar transferimin e Arthur në Juventus.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, Barcelona ka bërë të situr se kanë arritur marrëveshje me Zonjën e Vjetër për shitjen e Arthur Melo.

“FC Barcelona dhe Juventus FC kanë arritur marrëveshje për transferimin e lojtarit, Arthur Melo. Klubi italian do të paguajë 72 milionë euro, plus 10 të tjera bonuse”.

“Lojtari do të mbetet në Barcelonë deri në fund të sezonit 2019.20”, njofton klubi katalunas.

Së shpejti do të vijë edhe njoftimi i blerjes së Miralem Pjanic nga Juve, të cilët shkëmbyen futbollistët.

Boshnjaku pritet të kushtojë 60 milionë euro. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat